Telegrafi

Fenerbahce në krizë të madhe financiare, e vetmja mundësi është shitja e Vedat Muriqit në verë

Edhe pse Fenerbahçe dëshironte shumë lojtarë në afatit kalimtar të janarit nënshkroi me vetëm një, Simon Falette.

Kjo pasi që kriza financiare në klubin turk është e madhe dhe menaxhmenti po punon për të shmangur të njëjtat probleme gjatë sezonit të verës.

Shumë klube të Ligës Premier janë vënë pas Vedat Muriqit, një nga emrat më të vlefshëm në skuadër.

Vedat Muriqi Foto: Fenerbahce SK/Twitter

Klube si Manchester United, Tottenham, Aston Villa dhe Leicester City tashmë kanë bërë gati ofertat e tyre për Muriqin për afatin e verës.

Duke parë krizën në klub, Fenerbahce në këtë kontekst, janë të gatshëm për shitjen e sulmuesi shqiptar për të dalë nga kriza ekonomike.

Aston Villa, Leicester City dhe Tottenham e kanë vëzhguan Muriqin në ndeshjen e fundit me Trabzonspor.

Fenerbahçe është e gatshme të shesë lojtarin gjatë verës dhe do të fillojë të  marrë parasysh oferta që fillojnë nga 24 milionë euro. /Telegrafi/