Telegrafi

Fenerbahçe kërkon Klosen

Sipas të përditshmes turke Milliyet, skuadra nga Stambolli dëshiron të transferojë një sulmues me përvojë në prag të sezonit të ri. Trajneri i ri Aykut Kocaman thuhet të jetë adhurues i Kloses, duke e bërë atë menjëherë prioritet për këtë afat kalimtar veror.

Klose nuk arriti të gjejë vend në formacionin startues të Bayernit sezonin e kaluar dhe as që do të gjejë në të ardhmen, prandaj Bayerni dëshiron ta shesë atë që të përfitojë nga largimi i tij. /Telegrafi/