Telegrafi

Femrat zbukurohen për të joshur femrat tjera

Kur një femër përgatitet për të dalë dhe vendos se çfarë do të veshë, ajo i ka në mendje shoqet e saj dhe mendon nëse atyre do t’u pëlqejë zgjedhja që ajo ka bërë.

Një hulumtim i realizuar te 2.000 femra e ka shuar mitin se femrat kalojnë orë të tëra para pasqyrës për të tërhequr vëmendjen e meshkujve. E vërteta është krejt ndryshe- femrat zbukurohen për t’u pëlqyer femrave tjera.

Madje, rreth dy të tretat e femrave mundohen të sigurojnë komplimente nga femrat tjera. Megjithatë, meshkujt nuk duhet të xhelozojnë në këtë drejtim, pasi që kur bëhet fjalë për modën, femrat dinë të vlerësojnë më mirë. /Telegrafi/