Në forumin “Reddit”, mijëra femra kanë treguar se çfarë duan që meshkujt të bëjnë më shumë në shtrat.
Një numër i madh i tyre kanë thënë se vërtet iu pëlqejnë puthjet në qafë, por se këto puthje duhet t’i bëjnë pa lënë shenja në qafë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, puthjet në qafë janë vetëm maja e ajsbergut; në përgjithësi, femrat duan që meshkujt t’i kushtojnë më shumë vëmendje paralojës e jo vetëm të fokusohen në seks penetrim.
Meshkujt duhet të kenë durim dhe ta eksitojnë femrën sa më shumë që është e mundur para se të fillojë seksi me penetrim.
Dhe këshilla e fundit është që meshkujt të bëjnë më shumë zhurmë gjatë seksit!
Femrat duan që mashkulli të pëshpërit fjalë seksi në vesh, të ofshajë, etj.
Zhurmat gjatë seksit janë formë e komunikimit seksual dhe seksi është më i kënaqshëm. /Telegrafi/