Kur shihni se si presa për flokë bën kaçurrela fantastike, gjithmonë do t’i bëni tallazet me ndihmën e saj.
Tashmë jemi mësuar që të duam atë që nuk e kemi. Femrat të cilat kanë flokë të drejta i duan kaçurrelat, ndërkaq ato që kanë kaçurrela kryesisht dëshirojnë t’i drejtojnë flokët, transmeton Telegrafi.
Është i njohur mirë roli i presës për flokë për drejtimin e tyre, mirëpo a e keni ditur që kaçurrelat dhe tallazet më të mira pikërisht bëhen me këtë aparat.
E gjitha që është e nevojshme është që të mësoni se si ta sillni dhe ta tërhiqni presën në mënyrë që të “nxirrni” kaçurrelat apo tallazet të cilat i dëshironi.
Kjo blogeriste ka treguar se sa vërtet është lehtë, edhe pse ajo i tregon në flokë të shkurtër, besoni që është njësoj e thjeshtë edhe në flokë të gjatë.
/Telegrafi/