Femra e vjetër dhe mashkulli i ri si çift janë dukuri gjithnjë e më e shpeshtë në shoqëri.
Vëmendjen ndaj këtij fenomeni e kanë tërhequr damat e famshme të cilat fatin e kanë gjetur në përqafim të meshkujve shumë më të rinj, transmeton Telegrafi.
Disa nga femrat janë më të njohura të cilave “mishi i zogut u është ngjitur për gishta”janë Sharon Stone, Madonna, Demi Moore, Joan Collins i Brigitte Macron,
Vëmendja më e madhe në opinion është orientuar pikërisht në Brigitten, e cila është Zonja e parë e Francës dhe në martesë është me kryetarin 24 vjet më të ri, Emmanuel Macron.
Dallimi në moshë është i madh, mirëpo është identik me dallimin midis kryetarit Trump dhe bashkëshortes së tij, Melania. Mirëpo, lidhja e tyre nuk u është ekspozuar kritikave dhe çudive, sepse është e pranueshme në shoqëri që mashkulli më i vjetër të jetë në lidhje me femrën shumë më të re.
Për t’i penguar mospërfilljen e femrave, shkrimtarja Bibi Lynch ka propozuar emër të ri për ato femra – WHIP.
Kjo shkurtesë vjen nga “Whomen who are hot, inteligent and in their Prime”, që në përkthim do të thotë “femrat të cilat duken shkëlqyeshëm, janë inteligjente edhe në vitet e tyre më të mira të jetës”.
Kjo është përpjekje e saj që të zvogëlojë mospërfilljen e femrave të cilat janë më të vjetra në lidhjet me meshkujt më të rinj.
Edhe vetë e ka provuar që më shumë më tepër meshkuj të rinj i vardisen që kur ka hyrë në decenien e pestë të jetës. /Telegrafi/