Pasi ta lexoni këtë studim, ndoshta do t’iu shuhet dëshira për të lindur shumë fëmijë
Kjo sepse në një studim mbi 500 njerëz i kanë gjykuar fotografitë e grave post-menopauzës, dhe ka zbuluar se ato me familje më të vogla dukeshin më atraktive.
Gratë ishin ndarë në tri kategori, varësisht nga numri i fëmijëve që i kishin pasur: Gratë me 1-2 fëmijë; gratë me 4-5 fëmijë; dhe gratë me 7-9 fëmijë.
Ato të cilat i kishin lindur 7-9 fëmijë ishin gjykuar si më pak joshëse, më të vjetra në moshë dhe si më pak të shëndetshme, transmeton Telegrafi.
“Ne, pas analizave dhe eksperimenteve, kemi parë se gratë të cilat e kanë kryer fazën e menopauzës dhe kanë pak fëmijë, duken më joshëse, më të reja dhe më të shëndetshme se gratë të cilat kanë shumë fëmijë”, kanë shkruar autorët.
Ky studim e mbështet edhe një studim të vitit të kaluar nga Universiteti Yale, i cili kishte sugjeruar se shtatzënia e shpejton plakjen. /Telegrafi/