Telegrafi

Femrat më pjellore janë më tërheqëse edhe për gratë tjera, lëre më për meshkujt…

Ka shumë kohë qysh kur shkencëtarët kishin zbuluar se meshkujve u duket atraktive aroma natyrale e grave kur priren të ngjizin një foshnje.

Por, hulumtimi i ri sugjeron se meshkujt mund të mos jenë të vetmit – femrat gjithashtu tërhiqen nga femrat të cilat janë më pjellore, transmeton Telegrafi.

Nga një pikëpamje evolucionare, ky zbulim është më i vështirë për t’u shpjeguar.

Hulumtuesit e Universitetit Chapman në Kalfiorni ju kanë kërkuar grave t’i radhitin mostrat e aromave të prezantuara në termet e intensitetit dhe asaj se cila është më seksi.

Autorët, të udhëhequr nga Kelly Gildersleeve, kishin shkruar: “Si meshkujt, gratë i kanë radhitur të parat gratë të cilat janë më pjellore sesa ato më pak pjellore”.

Mostrat e aromave ishin marrë kur gratë nuk kishin qenë duke vënë parfum apo deodorant.

Veç kësaj, gratë e anketuara i kishin përshkruar trupat e vajzave më pjellore si më të kënaqshëm, më seksi dhe në përgjithësi më të mirë sesa trupat e vajzave më pak pjellore.

Shpjegime të mundshme për këtë fenomen janë aftësia për t’i detektuar ndryshimet në pjellorinë e femrave tjera. /Telegrafi/