Site icon Telegrafi

Femrat pësojnë dëmtim më të shpejtë nga abuzimi me alkool

Serotonina është përçuese nervore në tru, që mes tjerash, është kyçe në zhvillimin dhe trajtimin e depresionit dhe ankthit kronik.
Gjithashtu ajo i rregullon kontrollet e impulseve, si dhe na mundëson fjetjen dhe të qëndruarit të zgjuar.

Femrat e nënshtruara hulumtimit kanë thënë se mesatarisht i kanë pirë rreth 12 shishe verë në javë për rreth katër vite, gjersa meshkujt në studim kanë pirë sasi të njëjta, por për 12 vite.

“Ne e kemi vërejtur se dëmtimet e njëjta janë paraqitur tek femrat për periudhë kohore tre herë më të shkurtër," thotë Dr. Berglund.

"Ne nuk u befasuam se funksioni i serotoninës ishte dëmtuar nga individit e varur nga alkooli, por u befasuam të gjejmë fakte se femrat janë shumë më të ndjeshme, madje edhe në tru,” tha ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version