Site icon Telegrafi

Femrat me më pak partnerë seksualë kanë martesa më të lumtura

Hulumtimet nga Instituti i Studimeve Familjare kanë zbuluar se femrat që kanë bërë seks me më pak persona para se të martohen, kanë nivele më të larta të lumturisë dhe kënaqësisë në lidhje.

Studimi ka zbuluar se 65% e grave të cilat kanë pasur vetëm një partner seksual kanë raportuar për lumturi më të madhe në martesat e tyre, krahasuar me 57% të femrave që kanë pasur më shumë se 21 partnerë seksualë, transmeton Telegrafi.

Ky studim ka bërë që disa ta shfrytëzojnë hulumtimin si dëshmi se femrat nuk janë të ‘përshtatura’ të eksplorojnë me jetët seksuale, ose se eksplorimi seksual femëror është i rrezikshëm për modelet tradicionale familjare, ndonëse kritikat e studimi kanë theksuar se ka vetëm 8% dallim mes femrave me një dhe me 21 partnerë seksualë.

Edhe pse diferenca prej 8% nuk është e madhe, prapëseprapë ajo ekziston, duke na nxitur ta shtrojmë pyetjen: përse femrat me më pak përvojë seksuale janë më të lumtura në martesë?

Cilado që të jetë përgjigja, është i qartë fakti se na duhen më shumë hulumtime para se të bëjmë ndonjë konstatim që na tregon saktë për femrat dhe lidhjen e tyre me seksin. /Telegrafi/

Exit mobile version