Telegrafi

Femrat nuk po duan të bëjnë seks për një arsye të veçantë, për të cilën askush nuk po flet

Ekziston një problem i cili po ndikon në jetët seksuale të grave, por që duket se askush nuk po flet rreth atij problemi.

Një numër i madh i grave kanë raportuar se po i nënshtrohen fizioterapisë për të shëruar dhimbjet e muskujve në komblikun e tyre, dhe këto dhimbje ndërlidhen me stresin, transmeton Telegrafi.

Presioni i jetës moderne – orari i gjatë në punë, kujdesi për fëmijët dhe prindërit e plakur – është duke u krijuar shumë stres grave, dhe nga kjo ato po vuajnë fizikisht.

Kur janë të stresuara, në vend se të kenë muskuj të tendosur në qafë dhe shpinë, femrat e vendosin shqetësimin në muskujt e tyre të komblikut.

Kjo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt në jetën e tyre seksuale, dhe nëse veç vuani nga kjo, është mirë të konsultoheni me doktorin. /Telegrafi/