Site icon Telegrafi

Femrat nuk dinë të vozisin?!?

Sot në mëngjes duke shkuar me veturë në punë, shoh një femër me Golf 5 të ri duke vozitur 60 km/h nëpër qytet, ndërsa fytyrën e mban para pasqyrës dhe bën makijazh. E kthej shikimin kah rruga, ndërsa ajo thuajse me gjysmën e automjetit kaloi në anën time të rrugës dhe vazhdon të bëjë makijazh! Aq shumë u nervozova, saqë mu ul sheqeri dhe u ktheva në ulësen e pasme e mora byrekun. Duke u kthyer përpara më ra poshtë së bashku me makinën e rrojës që e kisha në dorën e djathtë. Në përpjekje që ta mbaja timonin me gjunjë, më ra telefoni nga dora tjetër drejt e në kafe që e kisha në mes të këmbëve dhe mi zhyti pantallonat, për më shumë mu prish telefoni dhe ma ndërpreu një bisedë të rëndësishme… Ah, femrat, s’kanë lidhje me vozitje…

Exit mobile version