Në tryezën e rumbullakët të mbajtur në Tetovë nën organizimin e Institutit për Zhvillim të Bashkësisë dhe Shoqatës për përparimin e barabartësisë gjinore Akcioni Zdruzhenska – Shkup, u tha se ka ngacmime seksuale të femrave, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq, ky fenomen që tashmë është shndërruar në problem, nuk është duke u trajtuar dhe nuk flitet për të aspak. Për këtë shkak, në tryezë u tha se shumë femra, viktima të këtij ngacmimi, nuk i paraqesin rastet, duke u friguar që të mos e humbin vendin e punës, si edhe të mos paragjykohen nga të afërmit dhe për shkak të turpit.
Gjithashtu, në këtë diskutim u tha se numri i femrave joaktive është në rritje, ndërkaq inferioriteti ekonomik i lë femrat në situatë të pakëndshme të viktikës së diskriminimit./Telegrafi/