Telegrafi

Femrat ndjejnë dhimbje më të mëdha

Zhvillimi biologjik i femrave si dhe i hormoneve të tyre, e ndryshojnë dhimbjen dhe e bëjnë atë më të fuqishme. Kjo i bën femrat shumë të ndjeshme, andaj edhe duhet të shërohen më ndryshe dhe me kujdes më të madh.

“Femrat janë më të ndjeshme në dhimbjet kronike, si ndezjet e nyjave dhe sindroma e ngacmimit të zorrëve”, bëjnë të ditur nga organizata International Association.

Gjatë marrjes së barnave të njëjta, dhimbja tek meshkujt kalon derisa tek femrat është ende e pranishme. Si shembull mund ta përmendim paracetamolin, i cili ka veprim më të vogël tek femrat, në krahasim me meshkujt.