Telegrafi

Femrat myslimane mësojnë karate (Video)

Nga rritja e retorikës anti-myslimane në Shtetet e Bashkuara, rreth 20 femra të mbuluara myslimane, kanë filluar të ndjekin një kurs të arteve marciale në kuadër të vetëmbrojtjes dhe armiqve të tyre, raporton Reuters.

Egjiptian-amerikania Rana Abdelhamid, mjeshtre e karatesë në stilin Shotokan, ka pranuar se janë rritur kërkesat e femrave myslimane që të mësojnë si të vetëmbrohen, transmeton Telegrafi.

“Unë jam regjistruar për të mësuar se si të vetëmbrohem në rast sulmi për shkak se kohët e fundit në SHBA është rritur retorika anti-myslimane”, ka deklaruar një grua. /Telegrafi/