Site icon Telegrafi

Femrat me veshje të kuqe janë më të dëshiruara

Edhe këtë sezon dizajnuesit vendosën për ngjyrën e kuqe gjatë përzgjedhjes së palltos dhe pikërisht kjo ngjyrë nuk do të dalë asnjëherë nga moda.

Ana e mirë e ngjyrës së kuqe është se ajo funksionon me çdo kombinim neutral të veshjes, kurse zgjedhja e vërtetë e ngjyrës së kuqe fshihet tek nuancat e saj.

Ngjyra e kuqe e theksuar më mirë u shkon grave bionde dhe që kanë ngjyrë të lëkurës të çelur. Boja e kuqe e errët është ideale për brunet, ndërsa nuancat më të çelura të së kuqes, të përziera me ngjyrën portokalli, u shkon më shumë zeshkaneve.

Kombinimet më të mira që shkojnë me ngjyrën e kuqe janë ngjyra krem dhe gri e veshjes.

Studimet e reja pohojnë se gratë që veshin veshje me ngjyrë të kuqe janë më të dëshiruara prej burrave.

Studiuesit këtë sjellje e lidhin me instinktin e njeriut, përkatësisht me faktin se në botën e kafshëve ngjyra e kuqe është pjellshmëri dhe periudhë për ndërzim. /Telegrafi/

Exit mobile version