Telegrafi

Femrat më të kompleksuara

Komplekse për peshën, për moshën e për shumë aspekte të tjera. Të pasurit komplekse mund të sjellë probleme të vërteta të besimit dhe vetëvlerësimit dhe bëhet një pengesë në marrëdhënie me të tjerët.

Prindërit inkurajojnë fëmijët e tyre meshkuj më shumë për të mbrojtur veten, për të qenë sipërmarrës, për të marrë pjesë në aktivitetet që rrisin vetëvlerësimin: sport, gara.

Komplekset e kanë origjinën që në fëmijëri
Duke filluar nga mosha 8 vjeç, vajzat në përgjithësi janë më pak të kënaqura me fizikun e tyre, në krahasim me djemtë. Pse ndodh kjo? Më shumë se reflektimit e tyre në pasqyrë, është trysnia e mjedisit shoqëror që i çon drejt kësaj situate. Kjo është sigurisht ajo që konfirmojnë disa ekspertë.

Më vonë, këto fjali (bëhu e bukur bijë, bëhu i fortë bir) siç shkruan Civitas, kthehen në një efekt ‘bumerang’, në mënyrë pak a shumë të ndërgjegjshme na bëjnë këta që jemi sot. Ata na imponojnë limite, na kufizojnë të bëhemi ata që duam të jemi, në këtë mënyrë kompleksohemi. Të bëhesh i vetëdijshëm për këtë, të arrish të çlirohesh nga komplekset është një hap i madh drejt lirisë. Këto janë disa nga komplekset e ndryshme që ne marrim gjatë jetës. Këto janë prejardhjet e disa nga komplekseve që ne përballemi me to. /Telegrafi/