Një hulumtim i ri sugjeron se femrat janë më të rrezikuara nga lodhja dhe stresi nga puna sesa meshkujt.
Lodhja në vend të punës është gjë e zakonshme mes dy gjinive, por një studim i ri ka zbuluar diferencën alarmuese mes dy gjinive, transmeton Telegrafi.
Pas hulumtimeve dhe eksperimenteve me mijëra persona, hulumtuesit e Universitetit Montreal kanë zbuluar se femrat janë shumë më të prira të vuajnë nga stresi dhe lodhja nga puna sesa meshkujt, për shkak se ato janë më pak të prira të jenë në pozita të fuqishme, gjë e cila i shkakton ato të mbushen me frustrim.
Pra, sipas profesorëve, femrat punëtore lodhen dhe stresohen me ritëm më të shpejt thjesht për shkak të natyrës së punës së tyre.
Thënë më thjesht, shumica e femrave nuk kanë pozita vendimmarrëse, që do të thotë se kanë më pak mundësi t’i shfaqin aftësitë e tyre dhe kësisoj ato fillojnë të lodhen emocionalisht.
Por, përveç mungesës së autoritetit, edhe vetëbesimi i ulët bashkë me vështirësitë për ta balancuar punën me jetën familjare bëjnë që femrat të lodhen, stresohen dhe të kenë probleme emocionale nga puna.
Ky është problem që shkakton dhimbje koke, mungesë motivimi, dhimbje në gjoks dhe i rritë shanset për sëmundje të zemrës dhe çrregullime të imunitetit. /Telegrafi/