Site icon Telegrafi

Femrat janë ngazëllyer me hitin më të ri: Ngjyrosni flokët me pijen që e preferoni

Femrat në botë kanë filluar të përdorin kafenë e zezë me emrin “Dunkin Donuts” për ngjyrosje flokësh.

E dimë për kënanë që është ngjyra e vetme natyrale për flokë, por edhe për kanellën, e cila mund të shkëlqejë flokët, mirëpo a e keni ditur që edhe kafja mund të ngjyrosë flokët tuaj?

Zieni dy filxhanë kafe të pjekur e të bluar dhe kur të ftohet lëngun përzieni me balsamin për flokë, transmeton Telegrafi.

Tretjen e përftuar e cila ngjason me pastën qiteni në flokë dhe lëreni të qëndrojë një orë.

Do të duhej që kokrra e kafes t’ju jepte ngjyrë të bukur të gështenjtë.

Dhe derisa ekspertët thonë që është e mundshme që me kafe t’i ngjyrosni flokët, rezultatet nuk do të jenë sikur të keni shkuar në sallon floktari. /Telegrafi/

 

Exit mobile version