Telegrafi

Femrat humbin tri javë në vit gjumë për shkak të gërhitjes së partnerit

Studimi në të cilin janë përfshirë 2.500 njerëz, ka zbuluar se gërhitja është ankth i vërtetë për femrat, ndërsa rreth 39 për qind e tyre rregullisht shkojnë të flenë në dhomë tjetër, ndërsa çdo i dhjeti çift fle ndaras për shkak të gërhitjes.

Si pasojë e gërhitjes së partnerit, mesatarisht partneri tjetër humb një orë e gjysmë gjumë çdo natë që për një vit është 574 orë, gjegjësisht rreth 23 ditë.

Është interesante së përveç femrave, për gërhitje ankohen edhe meshkujt, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se gërhitja e zhurmshme mund të jetë simptomë e apnesë së gjumit, kur muskujt dhe indi i fytit lëshohen aq shumë gjatë gjumit saqë mund t’i bllokojnë rrugët e frymëmarrjes. /Telegrafi/