Site icon Telegrafi

Femrat grinden për stripterin

Femrat po argëtoheshin dhe shumica prej tyre kishin pirë sasi të mëdha të alkoolit kur para tyre doli një stripter mashkull i veshur si polic. Filloi të performojë pikën e tij, ndërsa gratë që ishin në fund të klubit filluan t’i shtyjnë ato më përpara për të parë sa më mirë.

Sharjet dhe fyerjet shpejtë kaluan në rrahje masive. Zonjat e tërbuara i qetësoi policia e cila arrestoi pesë gra. Asnjëra prej të arrestuarave nuk do të akuzohet për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, por do të thirret në bisedë në polici pronari i klubit i cili sipas mediave lokale u ka shitur sasi të madhe alkooli zonjave. /Telegrafi/

Exit mobile version