Telegrafi

Femrat e shijojnë maksimalisht seksin si 28 vjeçe, meshkujt si 33 vjeç

Megjithatë, është treguar se të dyja gjinitë janë më aktive seksualisht më herët – femrat në moshë 25 vjeçare, ndërsa meshkujt në moshë 29 vjeçare, transmeton Telegrafi.

Rezultatet e këtij hulumtimi janë në kundërshtim të plotë me studimet e deritanishme, sipas të cilave, meshkujt e arrijnë majën seksuale në moshën 18 vjeçare, ndërsa femrat në atë 30 vjeçare.

I njëjti studim ka treguar se meshkujt e humbin virgjërinë zakonisht në moshë 18 vjeçare, ndërsa femrat një vit më herët.

“Sikurse shumë gjëra të tjera edhe seksi bëhet më i mirë sa më shumë që e praktikoni, prandaj nuk është befasi që meshkujt kënaqen më shumë në seks në moshën 33 vjeçare”, thotë ekspertja për lidhjet dhe seksin, Tracey Cox, ndërsa transmeton Daily Mail.

/Telegrafi/