Ndonëse disave mund t’u duket “tronditëse”, faktikisht edhe femrat shikojnë filma pornografikë.
Ueb sajti i filmave pornografikë, “YouPorn”, kishte publikuar rezultatet e një anketimi rreth vizitorëve femra – të cilat janë 15% i audiencës së tyre totale, transmeton Telegrafi.
Nga 24,000 femrat e anketuara, ata kanë ndarë disa fakte interesante.
Këto janë femrat që shikojnë filma pornografikë:
– Femrat e moshave 22 deri 37 vjet e përbëjnë 76% të audiencës totale të femrave që shikojnë filma pornografikë
– Më shumë se gjysma e tyre e etiketojnë veten si heteroseksuale
– 32% e tyre e identifikojnë veten si biseksuale
– Gjysma e femrave që shikojnë filma pornografikë janë beqare, 27% janë në lidhje dhe 20% janë të martuara
Sa shpesh shikojnë filma pornografikë femrat?
– 18% e femrave shikojnë filma pornografikë çdo ditë
– 9% e femrave shikojnë filma të tillë më shpesh se një herë në ditë
– 63% shikojnë një herë në javë
– 28% prej tyre zhvishen krejtësisht para se të shikojnë filma pornografikë
– Nëntë nga dhjetë femra preferojnë të shikojnë filma të tillë në vetmi sesa me partnerin
Cilat janë kategoritë që më së shumti i preferojnë ato?
– Femrat janë më së shumti të prira t’i shikojnë kategoritë: “lesbike”, “romantike” dhe “seks në treshe”
– Ato janë më të prira të shikojnë porno-filma me lesbike sesa meshkujt
– Më shumë se gjysma e femrave e kanë imagjinuar veten duke aktruar në video të tilla. /Telegrafi/