Site icon Telegrafi

Femrat e Kosovës e nisin më fitore fazën e parë kualifikuese, mposhti Ishujt Faroe me tri gola epërsi

Hendbollistet e Kosovës e kanë nisur me këmbë të mbarë ciklin eliminator për Botërorin e vitit 2023, duke mposhtur në Istog në fazën e parë kualifikuese, Ishujve Faroe me rezultatin 27:24.

Kosova ishte më e mirë edhe në pjesën e parë, të cilën e mbylli me një gol epërsi (14:13).

Në fakt, Kosova pothuajse gjatë tërë kohës ishte në avantazh ndaj Ishujve Fare me një apo dy gola.

Edhe në pjesën e dytë epërsia ishte konstante dhe në fund erdhi fitorja.

Në këtë fitore, te Kosova më e dalluara ishte kapitenia Leonora Demaj. Ajo e mbylli ndeshjen me nëntë gola të shënuara, ndërsa Fitore Aliu e Marigona Hajdari shtuan nga katër secila.

Tek Ishujt Faroe, me nëntë gola ndeshjen e mbylli Mariana Geirsdottir.

Kosova edhe ndeshjen e dytë të kësaj faze e luan ndaj Ishujve Faroe në Istog të shtunën mbrëma. /Telegrafi/

Exit mobile version