Në video tregojnë se si më në fund e kanë ‘çliruar veten’
Qëllimi i trendit nuk është vetëm të hidhni sutjenat, por edhe të zbuloni se si të kombinoni rrobat pa to
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena dhe trendi i ri është bërë hit. Ato fotografohen me veshje argëtuese pa sutjena për të treguar se format e ndryshme të gjoksit janë normale.
Tiktokerja Vaninileon u bë virale pasi ajo njoftoi se do të përpiqej të shkonte pa sutjena për një javë të tërë, transmeton Telegrafi.
Ajo ka shpjeguar se nuk i pëlqen të veshë sutjena gjatë verës, sepse i prishin kombinimet e modës.
“Sinqerisht, ato mund të shihen në çdo fanellë të lezetshme”, tha ajo në një video që ka mbledhur miliona shikime.
Qëllimi i trendit nuk është vetëm të hidhni sutjenat, por edhe të zbuloni se si të kombinoni rrobat pa to.
Lëvizja u mbështet edhe nga femra të njohura si këngëtarja Dua Lipa dhe modelja Kendall Jenner, të cilat shpeshherë shfaqen në publik pa sytjena dhe ngjallin reagime të njerëzve.
@vaninileon This is your sign to do it #brareview ♬ original sound – My b00bs are my personality
/Telegrafi/