Telegrafi

Femrat duhet të shmangin pijet e gazuara

Shkencëtarët kanë analizuar mostrat e urinës dhe shprehitë ushqyese të 10.000 participanteve, të cilat kanë qenë pjesë e studimit.

Të dhënat kanë treguar se femrat të cilat kanë konsumuar së paku dy kanaçe në ditë të pijeve të gazuara, kanë pasur nivel më të lartë të albuminave në urinë, që është një nga shenjat e hershme të dëmtimit të veshkave.

Autorët e studimit ende debatojnë nëse ky pohim është i vërtetë, mirëpo një është e sigurt: këto rezultatet nuk janë shfaqur te meshkujt.