Nga ky hulumtim, të cilin e ka realizuar kompania farmaceutike Bayer Schering Pharma, është zbuluar se vetëm 34% e femrave dinë diçka në lidhje me hormonet në barnat kontraceptive të tyre të cilët i marrin çdo ditë, ndërsa vetëm 44% prej tyre kanë pohuar se e dinë se në pilula ka hormone.
Duke analizuar të dhënat se vetëm në Britaninë e Madhe, rreth 3.5 milionë femra i marrin kontraceptivët, shumë pak prej tyre kanë njohuri për efektet e terapisë hormonale të cilat i futin në organizmin e tyre.
Ekspertja për shëndetin gjinor, Dr. Catherine Hood, ka thënë se mungesa e njohurive për terapinë kontraceptive të përditshme është “e ndaluar”.
“Ngjashëm si edhe ushqimet e ndryshme të cilat kanë ndikim të ndryshëm në shëndet, ashtu edhe sasia e ndryshme e hormoneve në pilulat e ndryshme mund të ketë ndikim të ndryshëm në trupin tuaj.
Duke ditur se pilulat përmbajnë sasi dhe lloje të ndryshme të hormoneve, mund të ndodh që vetëm nga një pilulë të ketë efekte të padëshirueshme anësore, derisa tjetra mund t’u ndihmojë”, ka shpjeguar Dr Hood. /Telegrafi/