Telegrafi

Femrat ‘çmenden’ nga fiziku i tij, por ai i kalon pushimet me shokë (Foto)

Pasi e fitoi për herë të tretë në karrierë Ligën e Kampionëve, Cristiano Ronaldo ka vendosur të pushojë.

Superylli i Real Madridit e kishte me nxitim ta festonte triumfin, ashtu që ka shkuar në plazhet e Ibizas për t’u relaksuar dhe për të marrë ca rreze.

Natyrisht se fiziku i tij ka tërhequr vëmendjen e gjinisë së bukur, duke qenë se qe një kohë të gjatë trupi i tij është kthyer në një simbol.

Megjithatë, portugezi vazhdon t’i kalojë pushimet me shokët e tij, meqenëse akoma nuk ka krijuar një lidhje të qëndrueshme prej se u nda nga Irina Shayk. /Telegrafi/