Site icon Telegrafi

Femrat çdo ditë po vënë rekord shikueshmërie të “Fifty Shades Darker”

Drama erotike, “Fifty Shades Darker”, është duke gëzuar suksesin e saj të gjithanshëm.

Si vazhdim i “Fifty Shades of Grey”, skenat e “Fifty Shades Darker” po bëhen edhe më të dashura për publikun e sidomos për femrat.

Lexo po ashtu Dornan rrëfen për skenat erotike në “Fifty Shades” (Video)

Këtë e vërteton edhe bilanci i pjesëmarrjes së grave në ‘Ladies Night’, njofton Klan Kosova.

Bëhet e ditur që 110 mijë femra kanë qenë pjesë e shfaqjes të së mërkurës në Euroborg të Holandës për ta parë “Fifty Shades Darker”.

Ky është rekordi më i ri, gjë që dëshmon se Jamie Dornan si dhe Dakota Johnson po çmendin gratë me rolet e tyre.

Tashmë është caktuar të xhirohet edhe vazhdimi i tretë i këtij filmi që padyshim se do të priten rekorde të reja.

Në këtë film luan edhe këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, e cila po tregohet e suksesshme edhe në aktrim.

Ajo njëherësh do të jetë edhe pjesë e vazhdimit të tretë të këtij filmi, ku portretizon motrën e protagonistit kryesor. Rita ka luajtur edhe në “Fifty Shades of Grey”.

Exit mobile version