Telegrafi

Femra që transformohet plotësisht në personazhe të famshme dhe të filmave të animuar

Njihuni me Ksenia Perova, rusja e cila po sjell praktikën e veshjes me kostume në një nivel krejt të ri.

Ksenia është nga Shën Petersburgu, Rusi. Ajo ka vite që merret me veshjen e kostumeve. Ajo thotë se për herë të parë u ndje e frymëzuar për të bërë një gjë të tillë, pasi pa punën mbresëlënëse të të tjerëve në internet.

“Transformimi im i parë ishte në Ava Expo në vitin 2014. Unë bëra Oswin Oswald”, shkroi Ksenia në Instagram, sipas Bored Panda.


Ajo tani është bërë jashtëzakonisht e aftë në art-deri në atë pikë sa disa nga kostumet e saj duken sikur personazhet 2D vijnë në jetë! Ksenia ka gozhduar një gamë të gjerë kostumesh, nga princeshat e Disney te personazhet e “Game of Thrones”.

Ajo filloi të postonte eksperimentet e saj në Instagram menjëherë pasi filloi. Që atëherë, ajo ka tërhequr mbi 98 mijë ndjekës.


Artistja thotë se kostumet e saj të preferuara deri më tani kanë qenë Arya nga “Game of Thrones” dhe Mavis nga filmi i animuar “Hotel Transylvania”. Por sinqerisht, ka kaq shumë të shkëlqyeshme, është e vështirë të zgjedhësh më të mirën!

Shikoni disa nga transformimet e saj më të mahnitshme më poshtë:

/Telegrafi/