Site icon Telegrafi

Femra, mos i injoroni simptomat e këtij “vrasësi të fshehtë”

Kanceri i vezoreve është duke u përhapur me një ritëm të shpejt mes femrave dhe analizat statistikore tregojnë se të paktën 550 gra diagnostikohen me këtë lloj të kancerit çdo vit. Rreth 80 për qind e femrave e zbulojnë këtë lloj kanceri në fazën e fundit.

Është tejet e rëndësishme që simptomat të vërehen më herët për t’i maksimizuar mundësitë e një trajtimi të suksesshëm, transmeton Telegrafi.

Këto janë simptomat më të zakonshme të kancerit të vezoreve, e të cilat duhet t’i dini dhe asnjëherë të mos i neglizhoni sepse mund t’ju kushtojnë me jetë.

Ciklat e parregullt

Sipas hulumtimeve të fundit, femrat më të mëdha se 55 vjet kanë rrezik më të madh për zhvillimin e kancerit të vezoreve. Sidoqoftë, statistikat nuk i përjashtojnë as gratë e reja, pasi që askush nuk është i sigurt nga ky vrasës i fshehtë. Edhe vajzat të cilat ende nuk e kanë përjetuar ciklin e parë mund të jenë viktima të kancerit të vezoreve.

Fryrje e barkut

Fryrja e barkut mund të ndodhë për arsye të shumta, pasi që kjo simptomë gjithmonë injorohet. Sidoqoftë, ënjtja, e cila mund të ngjasojë me atë të një gruaje shtatzënë, është shenjë emergjente se duhet ta vizitoni doktorin.

Kapsllëku i shpeshtë

Kapsllëku mund të jetë rezultat i shumë gjërave dhe kur diagnostikohemi me kancer të vezoreve, kjo është gjëja e fundit që na vjen në mend. Shpeshherë supozojmë se shkaktar i kapsllëkut janë shprehitë e këqija të të ushqyerit apo arsyet tjera që nuk shkaktojnë probleme të mëdha.

Megjithatë, duhet ta dini se kapsllëku është ndër simptomat më të vjetra dhe më të zakonshme të kancerit të vezoreve dhe në mënyrë direkte ndikon në sistemin e tretjes dhe në stomak.

Simptomat tjera që ndërlidhen me këtë i përfshijnë çrregullimet e sistemit të tretjes, humbjen e apetit dhe gazrat. Nëse e vëren ndonjë nga këto simptoma, atëherë urgjentisht duhet ta vizitoni doktorin.

Marramendje

Ndjenja e marramendjes, dhimbjet abdominale dhe humbja e peshës janë indikatorë të fuqishëm se mund të keni një sëmundje vdekjeprurëse.

Dhe, përveç këtyre, edhe dhimbjet gjatë marrëdhënieve seksuale janë shenjë e keqe që mund të nënkuptojnë se keni kancer të vezoreve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version