24-vjeçarja pas vetes ka një karrierë të pasur si manekine dhe fotomodele, ndërsa kulmin e ka arritur duke prezantuar veshjet e brendshme të “Victoria’s Secret”.
Trupi i saj i bëshëm dhe ecja e përkryer me take, është një nga arsyet kryesore që Michael Bay e ka zgjedhur pikërisht atë për vazhdimin e tretë të filmit “Transformes” dhe ka hequr dorë nga Megan Fox.
Mirëpo, femra më seksi në botë ka pranuar se gjinjtë e saj nuk janë aq të përsosura saqë duken nëpër fotografi apo pista të modës, sepse ajo përveç jelekëve ‘push-up’, si ndihmesë shfrytëzon edhe file pule.
“Kam besim te fileta e pulës. Nuk them që edhe të tjerët duhet ta përdorin, mirëpo të gjithë që më njohin dhe më shohin në xhirime, e dinë se këto copa mishi janë miqtë e mi”, ka treguar Rosie. /Telegrafi/