Site icon Telegrafi

Femra më e fortë në botë

Me 23 vite ajo është aq e fortë sa që pa problem mund ta ngrejë në ajër një automobil ose ta mbajë një person 100 kilogramë të rëndë mbi kokë, por në vend mund të ngrejë deri në 300 kilogramë.

Prej se ka qenë e vogël ka qenë më e madhja ndër moshatarët, ndërsa në moshën nëntë vjeçe ajo ishte e gjatë 180 centimetra, kurse gjatësinë që ka aktualisht e mbërriti në moshën 13 vjeçe. Edhe pse peshon 110 kilogramë ajo mburret me trupin e saj dhe gjoksin mbresëlënës pasi bartë jelekë të madhësisë shtatë. Për ta ruajtur fuqinë ajo ha çdo dy orë dhe atë kryesisht proteina. Lindsay thotë se për momentin nuk ka të dashur, por thotë se kurrë nuk del me meshkuj më të shkurtë se 180 centimetra. /Telegrafi/

Exit mobile version