Site icon Telegrafi

Femra me belin më të ngushtë në botë

Beli i ngushtë i Ioanas është vetëm 45 centimetra. Rekordi botëror momentalisht është rreth 38 centimetra, ndërsa atë e mban amerikania Cathie Jung.

Në faqen e saj të internetit ka publikuar fotografitë e veta, ndërsa pas disa paraqitjeve në televizion iu paraqitën disa agjentë dhe ajo pranoi të pozojë për revista të ndryshme. Burri i saj Jun thotë se Ioana gjithmonë ka qenë shtathedhur dhe e bukur.

Me prejardhje rumune, Ioana thotë se kurrë nuk ka pasur probleme me peshën. Për shkak të rekordit botërorë ajo nuk mban dietë dhe thotë se për ta thyer rekordin do t’i ndihmojë korseti i saj.

Exit mobile version