Organizata joqeveritare ‘Syri i Vizionit’ në bashkëpunim me USAID/ATRC po vazhdon me projekte në dobi të femrave të Kosovës.
Së fundi është mbajtur edhe punëtoria e katërt me femrat aktive në jetën politike të rajonit të Pejës, e cila u mbajt në kampin e organizuar në Karagaç.
Bashkëpjesëmarrës në këtë shkollë të ndërmarrësis ishin edhe gratë afariste dhe shoqëria civile, transmeton Telegrafi.
Në këtë punëtori është diskutuar ndikimi i demokracisë kualitative dhe lufta kundër korrupsionit, e cila do të bëjë transformimin e Kosovës drejt rrugës për në Bashkimin Evropian.
Në fund të punëtorisë u arrit në përfundim se kontributi i grave është kyç në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në organizatat e ndryshme evropiane. /Telegrafi/