Site icon Telegrafi

Femra me flokët më të gjatë zbulon se çfarë e ka bindur që të mos i shkurtojë më

Tetëmbëdhjetëvjeçarja Nilanshi Patel, rekordmene botërore në gjatësinë e flokëve për tinejxhere – flokët i ka të gjatë dy metra

Kjo tinejxhere indiane për herë të parë ka thyer rekordin për flokët më të gjatë për tinejxherë, më 2018, dhe që atëherë dy herë i ka shkurtuar, transmeton Telegrafi.

Flokët e Nilanshi Patelit kohë më parë sërish janë matur, disa ditë para ditëlindjes së saj të tetëmbëdhjetë dhe gjatësia ishte dy metra.

Flokët, më 2018, i kishte të gjatë 1.71 metra. Tinejxherja ka thënë që flokët nuk i ka prerë qëkur ishte gjashtë vjeç, kur edhe i ka prerë keq.

“Vërtet, atëherë keq i kam prerë. Pra, atëherë vendosa që të mos i pres më. Kam vendosur kështu kur i kam pasur gjashtë vjeç dhe që atëherë kur i shkurtova flokët”, ka thënë ajo.

Patel ka thënë që nuk ka vendosur se a do t’i rrisë më tej për të mbajtur rekordin në gjatësi të flokëve në kategorinë e të rriturve.

/Telegrafi/

Exit mobile version