Telegrafi

Femra me bikini merr vëmendjen pasi ndërpreu ndeshjen finale Tottenham-Liverpool

Finalja në mes të Tottenham Hotspur dhe Liverpool është ndërprerë për disa minuta.

Një femër me të brendshme ka pushtuar fushën në finalen në mes të Liverpoolit dhe Tottenhamit.

Femra me bikini që pushoi fushën e finales (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Hyrja e saj me bikini në fushë ka bërë që ndeshje të ndërpritet për pak kohë.

Sigurimi intervenoi shpejt (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, sigurimi i stadiumit ishte i shpejt duke zënë atë vajzë dhe duke e larguar nga terreni. Nuk kaloi shumë dhe u mësua edhe identiteti i saj.

Lexo po ashtu Mësohet identiteti i bukuroshes që hyri në fushë gjatë finales së Ligës së Kampionëve, ajo kishte një qëllim

Ajo është modelja ruse, Kinsey Wolanski,  e dashura e Vitaly Zdorovetskiy themeluesit të faqes pornografike ruse, ‘Vitaly Uncensored’ dhe qëllimi ishte pikërisht reklamimi i kësaj faqeje – gjë që i shkruante në bikini. Nuk kaloi shumë dhe Vitaly nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter tha: “Mezi po pres që të martohem me ty“, tregues se çdo gjë ishte e planifikuar nga ai.

Megjithatë, ajo fitoi vëmendjen (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Por, duke parë që finalja e Ligës së Kampionëve është një nga ngjarjet më të ndjekura në botë, vëmendja drejt saj është rritur shumë.

Lexo po ashtu Hyri me bikini në fushë, Kinsey Wolanski arrin një milion ndjekës brenda natës në rrjetin social Instagram

Në 12 orët e para asaj i janë shtuar mbi një milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, 100 mijë ndjekës në orë, një sukses që modelja më herët vetëm mund ta ketë ëndërruar.

Sigurimi duke e larguar nga fusha (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Por, këta minuta mjaftuan që ajo të fitojë vëmendjen dhe të bëhet hit në rrjetet sociale. /Telegrafi/