Telegrafi

Fenomeni Ronaldo mbështet Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve

Foto: championsleague/Instagram

 

Legjenda braziliane, Luis Nazario da Lima Ronaldo do të jetë një tifozë i Liverpoolit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Tottenah Hotspur.

Liverpooli dhe Tottenhami do të luajnë mes vete të shtunën mbrëma në Wanda Metropolitano në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Reds vijnë në këtë finale si finalist të sezonit të kaluar, ku u mposhtën nga Real Madridi në Kiev.

Lexo po ashtu Milner zbulon debatin me Messin në tunel: Më quajti gomar pas pjesës së parë, nuk e dinte se kuptoj spanjisht

Kualifikimi për dy vite radhazi në finale ka bërë që shumë tifozë neutral, por edhe figura të sportit të bëjnë tifo për Liverpoolin.

Një nga ta padyshim së është edhe legjenda braziliane, Ronaldo, i cili favorizon Liverpoolin për një fitore në finale.

Është faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve, e cila ka postuar një fotografi të Ronaldos, ku shihet teksa braziliani parashikon një fitore 3-1 nga Reds.

Pajtoheni me parashikimin e Ronaldos apo jo? Mendimin tuaj jepeni në hapësirën për komente. /Telegrafi/