Site icon Telegrafi

Feministët janë më të prirë të shikojnë filma pornografikë

Mundësitë janë të mëdha që shumica e shikuesve të filmave pornografikë janë feministë, të paktën kështu thotë një studim nga Universiteti i Ontarios.

Artikulli me titullin “A është pornografia rreth nxitjes së urrejtjes ndaj grave” është publikuar në The Journal of Sex Research dhe ka zbuluar se me një mostër të njerëzve që shikojnë filma pornografikë, shumica e tyre kanë qenë të prirë të jenë feministë.

Studimi gjithashtu ka treguar se shikimi i filmave pornografikë nuk bën që shikuesit të mbajnë qëndrime armiqësore ndaj grave. Kjo është kontradiktë komplete e ideologjisë radikale feministe.

Ndër tjerash, studimi ka zbuluar se shikuesit e filmave pornografikë janë më të prirë të kenë pikëpamje pozitive ndaj grave në vende të punës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version