Site icon Telegrafi

Fëmijët vrasin dy të burgosur, ishin urdhëruar nga ISIS (Foto/Video,+18)

Ky është momenti kur pjesëtarët e ISIS-it kanë urdhëruar dy fëmijë për të qëlluar të burgosurit në kokë, pasi ata ishin akuzuar si “spiunë”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, burrat u detyruan të bien në gjunjë në tokë në afërsi të një zone të pyllëzuar në Irakun e veriut.

Siç edhe shihet në pamje, dy djem, të cilët duket të jenë të moshës rreth 12, i drejtojnë pistoletat nga kokat e tyre.

Fotografitë shokuese pastaj tregojnë dy të burgosurit, të veshur me rroba ngjyrë portokalli, të shtrirë të vdekur në tokë.

Ekzekutimi i “spiunëve” në mënyra të ndryshme monstruoze nga ana e pjesëtarëve të ISIS-it, nuk është gjë krejt e pa njohur. Ata kanë bërë ekzekutimin e “spiunëve” edhe herëve tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version