Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka pritur në ambientet e Parlamentit nxënës të disa shkollave fillore në prag të përvjetorit të 11-të të pavarësisë.
Kryeparlamentari Veseli ka bashkëbiseduar me nxënësit, ndërsa ka theksuar se kjo vizitë e tyre ishte një kujtim i bukur për ata që do ta trashëgojnë shtetin e Kosovës.
“Në prag të 11-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Kosovës u zbukurua me zërat dhe buzëqeshjet e fëmijëve. Një kujtim i bukur për ta, që nesër do ta trashëgojnë shtetin e Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/