Telegrafi

Fëmijët veshur me kostume ‘transformohen’ prej makinave në super-heronj (Video)

Të veshur me kostume sikur personazhet nga filmi ‘Transformers’, tre fëmijë treguan lëvizjet e tyre derisa ndodheshin në oborr të Shteteve të Bashkuara.

Ata qëndronin në pozitën që bënte të dukeshin si makina, ndërsa pasi ngriheshin në këmbë, ktheheshin sikur super-heronjtë e tyre te preferuar, transmeton Telegrafi.

I pari ishte veshur si Optimus Prime, që mund të kthehet në fluturake luftarake, tjetri dukej si Superior Maximus që kthehet në aeroplan të shpejtë, teksa i fundit dhe më i vogli, kishte kostumin e Bumblebee që transformohet në një makinë të fuqishme.

Videoja është duke bërë xhiro në internet, pasi ata shfaqin në mënyrë të përkryer funksionimin e kostumeve dhe duket se po kënaqen në masë të madhe. /Telegrafi/