Telegrafi

Fëmijët takojnë Aziz Salihun në rrugë dhe i kërkojnë foto

Aziz Salihu është përshëndetur nga një grup fëmijësh në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, pas rikthimit nga Stambolli ku iu nënshtrua trajtimit mjekësor.

Ish boksieri Aziz Salihu mbetet një ndër legjendat e gjalla të sportit kosovar dhe ndër më të dashurit.

Ai është përshëndetur nga një grup fëmijësh në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, pas rikthimit nga Stambolli ku iu nënshtrua trajtimit mjekësor.

Këtë takim me fëmijët e ka përshkruar në rrjetin e tij social facebook.

“Kjo është kënaqësia ma e madhe kur edhe fëmijët me duan dhe me përqafojnë. Sa me fat jam”, ka shkruar Azizi në Facebook.