Telegrafi

Fëmijët sot janë të rrezikuar dy herë më shumë ndaj shkurtëpamsisë, sesa para 50 vitesh

Çdo i pesti adoleshent, në ditët e sotme, ka nevojë për syze, për shkak të problemit me shikimin afër – shifër kjo, përgjysmë që ishte në vitin 1960.

Ekspertët mendojnë se fajtor është mungesa e dritës natyrale, me fëmijët e sotëm që më shumë rrinë të mbyllur në shtëpi para ekranit, se sa nëpër parqe.

Sipas tyre, kalimi i vetëm disa orëve përjashta, në dritë natyrale, e përmirëson pamjen tek fëmijët.

Hulumtuesit në Universitetin Ulster, kanë kontrolluar pamjen dhe mënyrën e jetës së njëmijë fëmijëve, mbi gjashtë vjet dhe i kanë krahasuar, me fëmijët e vitit 1960.

Është gjetur se, numri i fëmijëve me miopi – termi mjekësor për shkurtpamshëri – është rritur në numër enorm në pesë dekadat e fundit.

Kjo gjendje, bën që objektet që janë larg të shihen turbullt, ndërsa ato afër shihen më qartë, transmeton Telegrafi.