Fëmijët sirianë kanë protestuar kundër qeverisë së Bashar al-Assad, duke kërkuar ndihma, ushqime dhe medikamente. Lufta e cila vijon prej pesë vitesh ka bërë që shumë qytetarë të mos u plotësohen nevojat minimale të jetesës, teksa një problem serioz është bërë edhe mungesa e ujit të pijshëm.
Gjatë protestës, fëmijët kanë mbajtur në duar pankarta ku kërkuan që dikush t’u vijë menjëherë në ndihmë.
Fëmijët sirianë të kryeqytetit Damask kanë protestuar ndaj qeverisë së Bashar al-Assad, duke kërkuar ndihma ushqime dhe medikamente.
Për shkak të luftës civile që nisi në vitin 2011 dhe që është përshkallëzuar deri në gjendjen që ka arritur sot miliona qytetarë nuk arrijnë që të përmbushin nevojat bazike të jetesës.
Ata thonë se një problem serioz është bërë edhe mungesa e ujit të pijshëm. Fëmijët mbajtën në duar banera ku kërkonin që dikush t’u vinte menjëherë në ndihmë.
Ndërkohë, kjo nënë thotë se situata është bërë tepër e vështirë. “Nuk kemi asgjë. Nuk ka ujë për të pirë. Nuk kemi spitale dhe medikamentet kanë mbaruar që prej tre vitesh. i kemi lënë të gjitha në duart e Zotit” janë fjalët e saj, transmeton kp.
Organizatat humanitare shfrytëzuan marrëveshjen e armëpushimit të firmosur mes qeverisë, forcave rebele dhe ndërkombëtarëve për të furnizuar me ndihma zonat më të prekura nga lufta. Megjithatë, qytetarët thonë se shumë rajone nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë dhe se shëndeti i fëmijëve por edhe i të rriturve vijon të përkeqësohet dita ditës.