Telegrafi

Fëmijët shqiptarë në Maqedoni e mësojnë shqipen e maqedonizuar (Foto)

Nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotogafi të një fletushke prej ku fëmijët shqiptarë duhet të mësojnë vizatimin, shkrimin dhe leximin në gjuhën shqipe.

Por gjuha shqipe në këtë faqe të kësaj fletushke lë për të dëshiruar.

Peshkaqeni është emëruar si ”Ajkulla”. Më tutje në këtë fletushkë qëndron edhe ”Zogu i xhenetit”, emërtim ky që nuk njihet askund në terminologjinë e gjuhës shqipe.

Fletushka mban emërtimin ”Mësohemi të vizatojmë nga ABETARJA”.

Nuk ka ende përgjigje zyrtare nga Ministria e Arsimit rreth këtyre materialeve. Kujtojmë se gabime të njejta trashanike ka edhe në librat zyrtarë nga të cilat mësojnë nxënësit shqiptarë nëpër shkollat publike. Në këto libra Agimi është bujk ndërsa Stojani është punëtor i fisëm. /Telegrafi/