Në një tempull budist në Udon Thani të Tajlandës, janë filmuar dy fëmijë duke u rrahur si pjesë e një tradite fetare.
Të vegjlit që janë në rrugë për tu bërë murgj, duhet të tregojnë forcat e tyre, si pjesë e një rutine që pretendohet se do t’i forcojë dhe t’i bëjë gati për të ardhmen, transmeton Telegrafi.
Derisa ata masnin forcat me grushte, një fëmijë tjetër i inkurajonte që të bëjnë më shumë dhe të shfaqin brutalitet.
Në prani të tyre ndodhen edhe disa murgj të tjerë, të cilët shikojnë dhe qeshin me djelmoshat që po përlesheshin.
Në anën tjetër, nga 300 mijë murgj që jetojnë sot në Tajlandë, shumë prej tyre janë të përfshirë në skandale si dhunime, përdorim droge, hajni dhe fshehje të parave. /Telegrafi/
https://youtu.be/meVT-rtyMxw