Dhjetëra fëmijë refugjatë të kampit Idomeni kanë dhënë mbështetje për viktimat e sulmit në Bruksel duke bartur parulla “Na falni për Brukselin”.
Fotografitë e fëmijëve janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale duke shkruar porosi në letra por edhe në trupat e tyre.
Nga sulmet terroriste që kanë ndodhur sot në Bruksel kanë vdekur 34 njerëz ndërsa 230 janë lënduar nga sulmet me bomba në aeroport dhe në metro.
Në aeroportin e Brukselit ku kanë ndodhur dy shpërthime është gjetur edhe bomba e tretë e cila është deaktivizuar, kanë deklaruar zyrtarët.
Për këto sulme përgjegjësinë e ka marrë organizata terroriste ISIS.