Telegrafi

Fëmijët që nuk e duan qumështin le të hanë akullore

Në një deklaratë për Agjencinë Anadolu, Ozenoglu thekson se akullorja është shumë më e dobishme dhe një ushqim më i mirë shëndetësor se ëmbëlsirat si çokollata apo karamelet.

"Akullorja është produkti më i pasur qumështor me proteina. Prandaj ajo është shumë e dobishme për zhvillimin e fëmijëve. Akulloret të cilat prodhohen sipas standardeve të higjienës dhe ruhen në kushte të rekomanduara janë ushqim me konsumimin e të cilit u ndihmojmë fëmijëve tanë," përfundoi Ozenoglu, transmeton Koha.net.

Duke vënë në dukje se me konsumin e moderuar të akulloreve mund të parandalohen edhe disa infeksione në zgavrën e gojës, Ozenoglu pretendon se përdorimi i saj është i dobishëm edhe për të moshuarit, sepse është e pasur me kalcium dhe forcon indet e eshtrave.

Ozenoglu rekomandoi që gjatë konsumit të akullores të pihet edhe ujë, dhe pas kësaj patjetër të shpëlahet goja. /Telegrafi/