Një studim ka zbuluar se fëmijët të cilët e mësojnë gjuhën frënge, gjermane, mandarine do të jenë të gatshëm për sukses.
Ekspertët e kanë kryer këtë studim duke e analizuar rolin që gjuhët e huaja e luajnë në jetët e fëmijëve dhe cilat gjuhë i ofrojnë mundësitë më të mira kur të rriten, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi bazohet në një anketim me 2,001 prindër me fëmijë nën moshën 18-vjeçare, plus një anketim shtesë me më shumë se 500 liderë biznesi përgjatë Mbretërisë së Bashkuar.
Kështu, ekspertët zbuluan se gjuha frënge, gjermane dhe mandarine janë top tri gjuhët që fëmijët duhet t’i mësojnë nëse duan të kenë sukses gjatë 10 viteve të ardhshme.
Këto gjuhë, thonë ata, mund t’ia shtojnë 500 miliardë funte ekonomisë së Britanisë deri në vitin 2027.
“Ne besojmë se njohja e gjuhëve është tejet fitimprurëse për zhvillimin e fëmijëve dhe investim real për të ardhmen: fëmijët që mësojnë gjuhë të ndryshme janë më të vetëdijshëm për kulturat e ndryshme, për njerëzit tjerë dhe për pikëpamje tjera” – kanë thënë autorët e këtij studimi.
Ata gjithashtu kanë tendenca të jenë më të mirë për kryerjen e disa detyrave njëherazi dhe shpeshherë janë lexues më të avancuar. /Telegrafi/